Ambasadori austriak nga Shkodra: Opozita të kthehet në parlament

schedule15:11 - 25 Tetor, 2018

schedule 15:11 - 25 Tetor, 2018

Ambasadori Austriak i cili mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, e cila organizohet çdo vit në Shkodër, dha mesazhe për politikën shqiptare. Ai tha se përfaqësuesit e zgjedhur duhet të jenë në parlament, dhe se Vettingu do të bëhet nga SPAK.

Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler nga Shkodra ka kërkuar nga opozita që të kthehet në Kuvend.

“Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është parlamenti. Nga kontakti me përfaqësuesit politik të te gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në parlament. Por unë jam shumë shpresëdhënës dhe optimist se mund ta arrijmë atë, dhe atëherë mund të kemi edhe një zgjidhje”.

Ambasadori Attler tha se vetingu në politikë është domosdoshmëri, por do bëhet nga SPAK.

“Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit, do të ketë SPAK dhe pastaj ky do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune”.

Ambasadori austriak e shikon positive aksioni per te cuar te fortit pas hekurave. Ai tha se  “Peshku i madh, njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri por duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!