Ambasadori amerikan në Prishtinë: Kosova është shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet

schedule12:12 - 20 Shkurt, 2020

schedule 12:12 - 20 Shkurt, 2020

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett ka vijuar takimet me anëtarë të ekzekutivit Kurti, ndërsa mesazhi i tij vijon të jetë për heqjen e taksës së vendosur ndaj mallrave serbe që hyjnë në vend. Por ndër të tjera ai u shpreh se Kosova është shtet, është e pavarur dhe kështu do të mbetet: “Unë mendoj se është e nevojshme që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë ta pranojnë këtë. Kosova është në një periudhë tranzicioni, megjithatë, bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar Kosovën për 20 vjet, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Diplomati amerikan tha gjithashtu se SHBA mbështet fuqimisht procesin aktual të dialogut të udhëhequr nga BE, i cili synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se pret që taksa ndaj mallrave që importohen nga Serbia në Kosovë të hiqet.

Kosnett gjithashtu ka pohuar se ka bashkëpunim të ngushtë dhe të hapur midis ambasadës amerikane në Kosovë, Të Dërguarit Special të Presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, Përfaqësuesit Specialt ë SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer dhe mes ambasadorëve të QUINT-it.

Duke folur për dialogun Kosnett tha se do të ishte e dobishme që edhe OJQ-të të përfshihen në dialog. Ambasadori amerikan në Kosovë iu referua zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që u zhvilluan vitin e kaluar dhe punën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai theksoi se ishte e qartë se shumica e kosovarëve votuan në favor të ndryshimeve.

Kosnett tha se tre gjëra janë të rëndësishme për SHBA-të kur bëhet fjalë për Kosovën, paqja, drejtësia dhe prosperiteti, dhe shton se të tre pikat janë të ndërlidhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!