Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka folur së fundmi në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Hill u shpreh se lajmi i mirë është fakti se situata aktualisht, në pjesën më të madhe të saj është e shtensionuar, shkruan Euronews Serbia.
“Numri i trupave ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiçit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të mendojë se është mirë që Serbia të angazhohet në aktivitete të tilla, duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë i përfshirë, duhet gjetur përgjegjësia dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më – që kjo situatë tragjike dhe e rrezikshme të mos përsëritet më.
Rruga është të kthehemi në dialog , E di që është e mërzitshme, ne e dimë se cilat elemente janë në tryezë dhe duhet t’i japim Lajçakut një shans për të përfunduar atë që filloi, në mënyrë që serbët me Kosovën dhe Kosovën të dinë se çfarë do të mund të bëjnë, dhe se Kosova ka Një mundësi për ndërkombëtarizim. Ka të gjitha elementet për këtë, marrëveshja duhet vetëm të përfundojë”, tha Hill.