Ambasadorët vizitojnë Spaçin, Kim: Dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës e komunizmit

schedule18:53 - 12 Tetor, 2021

schedule 18:53 - 12 Tetor, 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bashkë me ambasadorin Adrian Maître  dhe atë suedeze Elsa Håstad  kanë vizituar sot kampin e burgut politik në Spaç. Në një postim në mediat sociale, diplomatja amerikane shkruan burgu i Spaçit është një dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizimit.

Kim tregon po ashtu se një ish i burgosur, Zenel Drangu u tregoi ambasadorëve torturat që u shkaktoheshin njerëzve aty, si rrahjet, puna skllavëruese nxjerrja në kushte ekstreme të motit etj.  Sipas ambasadores, Spaçi duhet të ruhet për të kujtuar ata që vuajtën dhe për të nderuar ata që luftuan.

AMBASADA AMERIKANE NE FACEBOOK

“Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa.

Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim Falenderime Ambasadorit Adrian Maître dhe Ambasadores Elsa Håstad për organizmin e vizitës së sotme të rëndësishme.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!