Ambasadorët takim me liderët politikë në Elbasan: Fushata të përqendrohet te programet e jo sulmet

schedule12:56 - 19 Prill, 2021

schedule 12:56 - 19 Prill, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ai gjerman Peter Zingraf dhe ajo franceze Elisabeth Barsacq janë takuar ditën e sotme me liderët politikë të fushatës në Elbasan. Në një deklaratë për mediat, Soreca tha se kjo në Elbasan ishte një vizitë si në qytetet e tjera, ndërsa shtoi se u transmetuam mesazhe që janë thënë që me çeljen e fushatës.

Ambasadori i BE-së theksoi se që në fillim është bërë thirrje për një fushatë të fokusuar tek programi me në fokus qytetarët, pa intimidime dhe sulme.

“Ua përsëritën këto mesazhe liderëve që takuam. E rëndësishme është që këto zgjedhje të jenë të lira dhe transparente.”

Po ashtu, Soreca solli në vëmendje edhe procesin e shit-blerjes së votës duke theksuar se kemi të bëjmë me krim zgjedhor. Zgjedhjet sipas tij do të vëzhgohen nga 40 ekipe.

Nga ana tjetër ambasadorja Barsacq dhe Zingraf bënë thirrje po ashtu për zgjedhje të lira, pa intimidime dhe pa shit-blerje vote. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!