Ambasadorët e BE-së ndihma për të përmbyturit

schedule17:07 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 17:07 - 15 Dhjetor, 2017

Përmbytjet e fundit në disa zona të vendit treguan se është investuar për shmangien e situatave të rënda. Megjithatë duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Kështu u shpreh ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin në qendrën e pritjes së ndihmave në Vaqarr.

Ka bërë bashkë ambasadorët e Bashkimit Europian për t’u thënë faleminderit.

“Por ajo çfarë duhet dhe mund t’u shprehim hapur si midis miqsh është se në situata të tilla, çdo ndihmë të mëtejshme e gjejmë të mirëpritur. Faleminderit për gjithçka po bëni në këto ditë të vështira, në këto ditë ku shumë banorë, nga ata që vuajnë sot pasojat e përmbytjes kanë shpresë edhe falë ndihmës dhe solidaritetit të jashtëzakonshëm që po na tregoni”.

Investimet e qeverisë parandaluan situatat me të cilat është përballur vendi në vitet e mëparshme tha ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Por që të mos ketë më të tilla përmbytje duhen bërë akoma më shumë nënvizoi Vlahutin.

“Në veçanti dëshiroj të falenderoj të gjithë ju për këto arritje që janë bërë tashmë edhe sa i përket parandalimit të reultateve negative që sjellin përmbytjet, pasi ne, ajo që kemi parë është që jeni shumë më mirë të përgatitur, pra Shqipëria është më mirë e përgatitur se më parë, kjo edhe në sajë të investimeve që janë bërë në lumin Vjosë, megjithatë duhet që të ketë investime më të mëdha sa i përket parandalimit të këtyre përmbytjeve”.

Ndodhen në Qendrën e Pritjes dhe Administrimit të Ndihmave për përmbytjet e fundit pranë Komandës Mbështetëse, ku ka filluar ardhja e ndihmave të para nga jashtë. Deri tani, veç vendeve fqinje që kanë dërguar ndihma, Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së i janë përgjigjur pozitivisht edhe disa vende anëtare të Bashkimit Europian, nëpërmjet Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave.

Përveç produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve, vendet anëtare të BE kanë ofruar edhe mjete dhe pajisje të ndryshme logjistike, për të përballuar situata të tjera të ngjashme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!