Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në zyrat e aplikimit , shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.
Ambasada njofton se ditën e enjte nuk do të ofrohet ky shërbim dhe se për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të fillojë të martën, 5 janar 2021.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë,
Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:
Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.
Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.
Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!
/abcnews.al/