Ambasada ruse në Kanada: Kosova është Serbi

schedule15:49 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 15:49 - 8 Dhjetor, 2017

Një postim në Tuiter është kthyer në objekt debate këtë javë mes ambasadës ruse në Kanada dhe komitetit amerikan democrat për cështje të jashtme. Sipas mediave serbe dhe atyre kosovare, arsyeja është Kosova.

Ambasada ruse shkroi në profilin e saj zyrtar në Tuiter, gjatë vizitës së presidentit të kosovës Hashim Thaci në Kanada – si reagim ndaj deklaratave të tij anti ruse për mediat në vend – se dëshironte të shfrytëzonte rastin për ti kujtuar të gjithëve se Kosova është Serbi

Ndaj këtij postimi reagoi komiteti amerikan democrat për cështje të jashtme duke shkruar se me këtë rast dëshironin të bënin të qartë se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë

Ambasada ruse më pas është përgjigjur duke shkruar sërish në Tuiter, se nuk mendonin si komiteti demokrat amerikan, i cili sipas saj nuk e kupton fare historinë, duke i shtuar përgjigjes dhe një hashtag Kosova është Serbi, në gjuhën serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!