Ambasada ndan mesazhin e Blinken: SHBA po mban premtimet e bëra

schedule18:17 - 16 Shkurt, 2022

schedule 18:17 - 16 Shkurt, 2022

“Shtetet e Bashkuara po mbajnë premtimet e bëra në Samitin për Demokracinë”. Ky është mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i shpërndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë në një kohë që të paktën 130,000 trupa ruse janë pozicionuar brenda kufijve të Ukrainës, ndërsa Rusia kërkon garanci sigurie nga Perëndimi. Nga ana e saj SHBA-ja thotë se Rusia mund të nisë një sulm në Ukrainë nga momenti në moment.

“Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për të forcuar demokracinë, nxitur respektin për të drejtat e njeriut dhe luftuar korrupsionin përgjatë këtij viti veprimi”. Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken. Samiti për Demokracinë (https://bit.ly/3oRLoVC), i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, mblodhi së bashku udhëheqës të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, në përpjekjet tona të përbashkëta në përcaktimin e një plani të mbështetur nga të gjithë për ripërtëritjen demokratike dhe trajtimin e kërcënimeve më të mëdha me të cilat përballen demokracitë sot, përmes veprimit të përbashkët. Për të lexuar premtimet e shkruara nga delegacionet pjesëmarrëse, përfshirë Shqipërinë, për forcimin e demokracisë, vizitoni faqen e Samitit për Demokracinë  https://bit.ly/34DIux6″, shkruan ambasada e SHBA.

Stërvitjet e ushtrisë ruse përfunduan edhe në Krime, ashtu si në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Ministria ruse publikoi pamje, ku shfaqet një tren që largon makineritë e rënda të ushtrisë ruse, duke kaluar në urën 19 kilometra të gjatë, të ndërtuar me fondet shtetërore të qeverisë së Rusisë, pas pushtimit të gadishullit në 2014-ën. Megjithatë perëndimi e sheh me skepticizëm këtë lëvizje të Moskës, teksa të shërbimet amerikane të zbulimit kishin parashikuar këtë të Mërkurë, si ditën e nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!