Ambasada italiane: Vendimi për rregullat e udhëtimit nga Shqipëria në Itali

schedule16:37 - 3 Shkurt, 2022

schedule 16:37 - 3 Shkurt, 2022

Italia ka vendosur të mos ndryshojë rregullat e udhëtimit për të gjithë shqiptarët që duan të fluturojnë nga Shqipëria drejt vendit fqinj të paktën deri më 31 mars. Lajmi është dhënë nga ambasada italiane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Informojmë se në përputhje me Urdhrin e Ministrit italian të Shëndetësisë të datës 22 tetor 2021, kushtet e hyrjes së të huajve në Itali kanë ndryshuar. Duke filluar nga data 26 tetor 2021 deri më 31 mars 2022, shtetasit shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës“, thuhet në njoftim.

Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian ( https://www.euplf.eu/it/eudplf-it/index.html). /abcnews.al