Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për aplikimet e infermierëve

schedule16:25 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 16:25 - 16 Dhjetor, 2021

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për infermierët. Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2022, ambasada njofton një ndryshim në rregullat e aplikimit pёr kategorinё e personelit tё infermierisё pёr “Ndihmёs Infermier” në Gjermani që lidhet me gjuhën.

Ambasada Gjermane bёn me dije: Nga data 01.01.2022, Ambasada e Tiranёs do tё pranojё pёr kategorinё e personelit tё infermierisё pёr “Ndihmёs Infermier” vetёm aplikime me certifikatё tё njohur tё gjuhёs Gjermane Niveli B1.

Kёshtu, Ambasada po zbaton udhёzimet e Ministrisё sё Jashtme Federale. Tё gjitha kёrkesat e tjera mbeten nё fuqi dhe mund tё gjenden nё fletёn tonё tё informacionit” mbyllet njoftimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!