Ambasada gjermane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

schedule16:47 - 24 Janar, 2022

schedule 16:47 - 24 Janar, 2022

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë lënë një takim në sektorin e vizave se ai do të qëndrojë i mbyllur nga sot e deri më 28 janar.

Në njoftim thuhet se ata që t’u anulohet takimi do të njoftohen përmes e-mail ndërsa pritet të zëvendësohen në muajt shkurt ose mars.

“Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail.

Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!