BE dhe SHBA urojnë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Shëndet dhe gëzim

schedule09:10 - 13 Maj, 2021

schedule 09:10 - 13 Maj, 2021

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit . Ajo shton se teksa e gjithë bota përballet e me sfidën e pandemisë së COVID, shpreson që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në postim.

Edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi në twitter.

“Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!”,  shkruan Soreca./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!