Ambasada e SHBA, thirrje shtetasve amerikane për protestën

schedule12:56 - 26 Janar, 2018

schedule 12:56 - 26 Janar, 2018

Ambasada amerikane në Tiranë u bën apel shtetasve të saj në Shqipëri të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së shtunë, kur në kryeqytet do të zhvillohet një protestë e opozitës. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ambasadës, personeli i ambasadës dhe shtetasve amerikanë në Tiranë, u tërhiqet vëmendja të shmangin lëvizjet apo qendrimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshin Skënderbej, dhe Sheshin Nënë Tereza. Gjithashtu ata këshillohen të jenë të kujdesshëm në mjedisin ku qendrojnë si dhe të ndjekin mediat vendase për t’u informuar për zhvillimet në Tiranë gjatë protestës.

DEKLARATA E AMBASADES SE SHBA

Vendndodhja: Është noftuar një mbledhje ne pikat që përfshijnë, por që nuk është e limituar, lagjet e mëposhtëme në Tiranë, Shqipëri:

  • Bulevardi Deshmoret e Kombit, afër Zyrës së Kryeministrit
  • Sheshi Nenë Tereza
  • Sheshi Skënderbej

Eventi:  Një demonstratë pritet të zhvillohet më 27 janar, 2018, që do të fillojë në orën 10:00 të paradites. Grupim ka për qëllim të protestojë kundër qeverisë së Shqipërisë. Personeli dhe anëtarët e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara janë udhëzuar të shmangin këto vendndodhje gjatë zhvillimit të protestës.

Veprimet që duhet të merren:

  • Shmangni Bulevardin Deshmoret e Kombit, Sheshin Skënderbej, dhe Sheshin Nënë Tereza
  • Bëj kujdes në mjedisin ku qëndron
  • Monitoro mediat locale për përditësime.
  • Mbaj një profil të ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!