Ambasada e ShBA: Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalet kurrë, nxisim distancimin

schedule10:53 - 2 Prill, 2020

schedule 10:53 - 2 Prill, 2020

Ambasada Amerikane në Tiranë  së fundmi është shprehur se sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë pushim, puna e tij duhet të nisë pa ndërprerje.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ambasada shkruan se mbështetja për reformën në drejtësi  do të jetë e pandërprerë.

Postimi i Plotë:

Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!