Ambasada e SHBA publikon fotot nga stërvitja e “bishave” në Adriatik: Shqipëria, aleatja jonë

schedule09:08 - 20 Janar, 2022

schedule 09:08 - 20 Janar, 2022

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar foto nga operacionet e manovrimit në detin Adriatik të anijeve amerikane në grupin e aeroplanmbajtëses Harry S. Truman.

Ambasada thekson se kjo stërvitje vjen në frymën e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë si aleate e NATO-s.

Lexo edhe: Rama gati për t’u futur në bord, publikohen fotot e vizitës në aeroplanmbajtësen amerikane

“Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik.

USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë”, thuhet në postim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!