Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ambasada e SHBA pro “Ligjit për të huajt”/ Veprimet e rradhës të koordinohen me përfaqësuesit e serbëve

schedule17:04 - 17 Mars, 2026

schedule 17:04 - 17 Mars, 2026

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit për të Huajt është mirëpritur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, por amerikanët kanë theksuar se edhe në vijim për çdo ndryshim që prek komunitetin serb duhet të bëhen konsultime me  përfaqësuesit e tyre.

Ligji për të Huajt hyri në fuqi më 15 mars, kur qeveria e Kosovës njoftoi se nisi ofrimin e lejeve të përkohshme të qëndrimit dhe letërnjoftimeve të pjesëtarëvë të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës.

Gjithçka u shty përpara nga një takim i paplanifikuar i të dërguarit të posaçëm për dialog Peter Sorensen në Kosovë të shtunën e 14 marsit.



Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj.

Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore, duke i dhënë atyre kohë.

Sipas Kurtit, ky veprim u ndërmorë duke patur parasysh punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike.

Kurti është kritikuar shpeshherë për shkak të qëndrimit të tij në kundërshtim me partnerët ndërkombëtarë, por retorika e tij e fortë kundër serbëve duket se intensifikohet vetëm në periudhë zgjedhjesh.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!