Ambasada e SHBA në Tiranë i bashkohet thirrjes për lirimin e Navalny: Mbahet padrejtësisht

schedule11:19 - 23 Gusht, 2021

schedule 11:19 - 23 Gusht, 2021

Ambasada e SHBA në Tiranë, i është bashkuar thirrjes së Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, për të liruar nga burgu udhëheqësin e opozitës ruse Alexey Navalny.

Ambasada ka shpërndarë thirrjen e misionit të SHBA duke thënë se i bën thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht.

Sipas kësaj thirrje, populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.

Thirrja publike:

Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!