Ambasada e SHBA në Tiranë: Diplomacia dhe arsyetimet e qeta të mbizotërojnë, gati nëse Putin refuzon

schedule09:11 - 31 Janar, 2022

schedule 09:11 - 31 Janar, 2022

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sërish situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Ajo ka shpërndarë mesazhin e nënsekretares së Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, e cila thekson se ajo që duhet të mbizotërojë është diplomacia dhe arsyetimet e qeta.

Në mesazhin e saj, Nulad paralajmëron se nëse Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore atëherë ata do të jenë të përgatitur.

“Ky është një moment ku diplomacia dhe arsyetimet e qeta të duhet të mbizotërojnë. Kjo është ajo që ne duam. Megjithatë, nëse Presidenti Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore që kemi ofruar, ne duhet dhe do të jemi të përgatitur”, thuhet në mesazhin e Nuland të shpërndarë nga ambasada. /abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!