Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ardhur dhe reagimi i ambasadës britanike lidhur me protestën e sotme të opozitës. Në një postim në rrjete sociale ambasada britanike i bën thirrje liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë protesta paqësore, ndërsa dënopi dhe intimidimin e ambasadorit të OSBE-së.
“E drejta për të protestuar është një përbërës thelbësor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore.
Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit që plagosi si policinë dhe protestuesit dhe shkaktoi dëme në pronë.
Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë janë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.
Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në qëndrimin e tij zyrtar. Nuk ka vend për një veprim të tillë në një demokraci moderne”.
Ambasada britanike i bëri thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog si mënyra e vetme për zhbllokimin e krizës.
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën bllokimi i tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje”. /abcnews.al