Ambasada amerikane në Kosovë përmes një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
Në postimin e bërë nga Ambasada amerikane thuhet se kryetarët e komunave kanë rëndësi.
“Kryetarët e komunave kanë rëndësi. Vendimet e tyre – pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera, ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj”, thuhet në postim.