Ambasada Amerikane publikon foton e Ramës me Joe Biden: Kemi një përgjegjësi të veçantë

schedule09:50 - 23 Shtator, 2022

schedule 09:50 - 23 Shtator, 2022

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një foto të Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e SHBA Joe Biden. Në postimin e Ambasadës shkruhet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë krahas fotos, Ambasada ka zgjedhur të publikojë edhe deklaratën e ambasadores Yuri Kim për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara.

“Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së.” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!