Ambasada amerikane për SPAK: Nga sot bosët e krimit në Shqipëri nuk janë më të paprekshëm

schedule10:11 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 10:11 - 19 Dhjetor, 2019

Hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK), e ka quajtur ambasada amerikane në Tiranë, betimin e tetë prokurorëve të SPAK, mëngjesin e sotëm te Presidenti Meta.

Në reagimin e saj Mabasada amerikane shkruan se Shqipëria nga sot ka një strukturë prokurorësh të angazhuar për të cuar përpara drejtësisë gjithë bosët e krimit që deri tani janë konsideruar të paprekshëm.

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar”, shkruan në njoftimin e saj Ambasada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!