Ambasada Amerikane: Partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

schedule09:54 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 09:54 - 22 Dhjetor, 2020

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë.

Në një treagim për mediat ambasada amerikane bën thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim.

Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e ambasadës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!