Ambasada Amerikane në Turqi pezullon shërbimet pas njoftimeve për sulme terroriste

schedule19:01 - 23 Tetor, 2020

schedule 19:01 - 23 Tetor, 2020

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi ka deklaruar se po pezullohen përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe ato të vizave në konsullatat e saj në Turqi, për shkak të raportimeve për sulme të mundshme terroriste.

Misioni i SHBA në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe të huaj në Stamboll, përfshirë edhe kundër konsullatës së përgjithshme amerikane apo edhe në qytete të tjera të Turqisë”, thuhet në njoftim.

Në një komunikatë, Departamenti i Shtetit i porositi shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të ketë grumbullime qytetarësh amerikanë apo të huaj, si në ndërtesa të mëdha zyrash apo supermarkete./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!