Ambasada Amerikane në Tiranë: Nëse Rusia vazhdon me planet aneksimit, SHBA-të do të përgjigjen me ashpërsi

schedule14:43 - 6 Gusht, 2022

schedule 14:43 - 6 Gusht, 2022

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka thënë nëpërmjet një postimi në Facebook se është në dijeni të lëvizjes së radhës së Rusisë.

Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Reagimi i plotë

“Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës. Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!