Ambasada amerikane në Shqipëri: Kundërshtoni regjimin iranian, ata të mbajnë përgjegjësi

schedule11:29 - 13 Janar, 2020

schedule 11:29 - 13 Janar, 2020

Ambasada amerikane në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ripublikuar thirrjen e bërë nga sekretari i shtetit Mike Pompeo, në lidhje me zhvillimet e dhunshme që po zhvillohen në lindjen e mesme, konkretisht në Iran.

SHBA u ka bërë thirrje të gjithë kombeve, që të kundërshtojnë regjimin e Iranit, dhe të mbajnë Iranin si përgjegjës për dhunën gjatë këtyre ditëve.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjithë kombeve që të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të regjimit iranian dhe të mbajnë Iranin përgjegjës për dhunën e tij”. Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo”, shkruan ambasada amerikane./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!