“Ambasada amerikane në Kiev pritet të rihapet brenda dy javësh”.
Kështu ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shpjegoi se si Uashingtoni “po ecën me hapa të ngadaltë, duke i dhënë përparësi sigurisë së personelit të tij diplomatik”, sipas la repubblica.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Kiev mbrëmjen e djeshme. Vizita e Blinken në Kiev vjen pas refuzimit nga pala ruse për një armëpushim ditën e Pashkës.
Kujtojmë që gjatë të dielës forcat ruse bombarduan Odesën ku shkaktuan 8 viktima si dhe Luhanskun duke vrarë disa të tjerë.
/abcnews.al