Amazona përfshihet nga flakët

schedule17:59 - 21 Gusht, 2019

schedule 17:59 - 21 Gusht, 2019

Pylli i Amazonës në Brazil është përfshirë nga zjarre të shumta këtë vit. Sipas agjencisë hapësinore INPE, satelitët kanë treguar rritje të zjarreve me 84% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2018-n. Këto ngjarje ndodhën pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, shkarkoi kreun e agjencisë pyjore për shkak të shpyllëzimeve.

Amazona është një nga pyjet më të rëndësishme për jetën në tokë, për shkak se ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Ndër të tjera, xhungla është shtëpia e tre milionë specieve, bimëve dhe kafshëve dhe e 1 milionë indigjenëve.

Zjarret janë të shpeshta në këtë kohë në Brazil, por në disa raste ato vihen qëllimisht për të shpyllëzuar disa zona. INPE ka zbuluar se që nga Janari deri në Gusht ka pasur më shumë se 74 mijë zjarre. Ky është numri më i lartë i zjarreve i regjistruar që prej vitit 2013 në xhunglën e Amazonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!