Faqet dhe aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën këtë të hënë janë përballur me ndërprerje që kanë ndikuar njerëz në të gjithë botën.
Amazon, Dulingo, Roblox dhe Canva janë ndër aplikacionet që janë prekur nga problem. Platformat e mediave sociale si X, Snapchat apo Threads janë ndikuar nga problemet.
Megjithatë në një postim pronari i rrjetit Social X tha se platforma është duke punuar.
Nga të dhënat kuptohet se ndërprerja e kësaj të hëne është shkaktuar nga një defekt i madh në Amazon Web Services.
Kjo ka ndikuar edhe platformat dhe faqet e tjera të internet, pasi ato përdorin këto shërbime. Shumë kompani nuk kanë serverat e tyre, por marrin me qira bazat e të dhënave dhe teknologji të tjera thelbësore nga Amazon Web Services. Në momentin që këto sisteme hasin probleme, edhe shërbimet e faqeve të tjera bëhen të padisponueshme.
Problemet kanë prekur edhe disa banka, pasi platformat e tyre online mbështeten në shërbimet e Amazon. Gjithashtu disa njerëz raportuan se e kishin të pamundur të kryenin pagesa me kartat e tyre bankare.
Kompania tha shërbimi i saj i cloud computing po përjeton një ndërprerje, për të cilën e ka zbuluar shkakun dhe po punon për ta rregulluar.
Efektet e ndërprerjeve të tilla zakonisht zgjasin disa ore ose me raste edhe një ditë, derisa shërbimet të rikthehen në normalitet të plotë dhe të funksionojnë pa probleme./abcnews.al


