Amar është rritur aq shumë sa qëndron vetë në këmbë, Olta Gixhari ndan foton e ëmbël

schedule19:36 - 26 Janar, 2021

schedule 19:36 - 26 Janar, 2021

Olta Gixhari mirëpriti fëmijën e saj të parë në gusht të vitit të kaluar. Aktorja dhe partneri i saj, të cilët jetojnë prej kohësh në Spanjë u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Amar. Gjatë këtyre muajve, Gixhari ka ndarë shpesh momente me të voglin e saj, por është kujdesur gjithmonë të ruajë portretin.

Amar sapo ka bërë 6 muajsh dhe ka nisur të qëndrojë vetë në këmbë. Sigurisht, aktorja nuk mund të mos ishte më e lumtur se kaq, e cila ka publikuar një imazh të ëmbël në Instagram, ku shihet vogëlushi duke qëndruar në këmbë duke parë nga deti.

Olta ka treguar se Amar e pëlqen shumë detin dhe prandaj nuk ka mundur t’ja ndajë sytë. “U kap mat buzë detit! Edhe pse ka pak ditë që ka hyrë në muajin e 6, Amar qëndronte vetë në këmbë dhe dukej i mahnitur nga peizazhi… thuhet që ai është shumë i lidhur me detin”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al