“Aman Resorts” në Sazan/ Marka prestigjioze do operojë në hotelin luksoz të Kushner

schedule19:32 - 4 Korrik, 2024

schedule 19:32 - 4 Korrik, 2024

Marka prestigjioze e hotelerisë ‘Aman Resorts’ do të operojë resortin që do të ndërtohet në Ishullin e Sazanit.

Është pjese e kompaninë mëmë Aman Group Sarl, me seli në Zvicër. E themeluar në 1988, kompania operon me 35 prona në 20 vende te botes.

E cilësuar nga pushuesit si vendi i luksit në qëtesi, resortet e kompanisë kategorizohen si ultra luks. Shtëpi private, vila të ndërtuara në mënyrë organike dhe në harmoni me natyrën.

Nga Amanoi në Vietnam, në Aman Sveti Stefan në Mal të Zi dhe hoteli që filloi gjithcka – Amanpuri në Phuket, Tajlandë.

Pushuesit besnike në këto resorte paguajnë tarifat e saj të larta, të cilat fillojnë nga 3,200 dollarë për natë në Aman New York, që u hap në gusht te vitit 2022.

Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks dhe anëtarë të familjeve të ndryshme mbretërore janë adhurues të Aman.

Në mars të këtij viti, dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner ndau në rrjetin social X imazhet e digjitalizuara të projektit të përfunduar, i cili tashmë zbulohet se mban firmën e Aman Resorts, dhe shërbimet e saj.

/abcnews.al