Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Altin Basha nuk i dhuron më lule bashkëshortes, zbuloni pse. Xheloz për një makiato?

schedule18:46 - 10 Mars, 2021

schedule 18:46 - 10 Mars, 2021

Çifti Altin dhe Iliriana Basha në intervistën e sotme në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi rrëfyen detaje mjaft interesante dhe të pa thëna më parë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” u zbulua se Iliriana preferon shumë surprizat.  Ajo në 40 vjetorin e Altinit këngën “Ain’t No Sunshine”, bashkë me kolege dhe ish kolege e kishin incizuar në versionin shqip, për të emocionuar Altinin.

Por kjo këngë nuk ishte vetëm kaq! Ajo është edhe simbolizim i nisjes së dashurisë së tyre, dhe udhëtimeve të shumta Tiranë- Prishtinë. Ndërsa Iliriana është natyrë romantike dhe e surprizave, nuk mund të themi të njëjtën gjë për regjisorin. Ai bën rrallë surpriza, por na tregon pse ka hequr dorë prej tyre.

“Ne kemi një histori shumë të bukur në fakt që ka ndodhur vite me parë. Iliriana ka qejf që t’i dhurojnë lule. Gjë që unë s’e bëj fare! Dikur unë vendosa t’i blej një tufë lule dhe eca me kujdes rrugës që të mos më dukeshin shumë, i mbaja pas kurrizit. Sa shkoj te dera me lulet në dorë,  Iliriana thotë “kush t’i dha”? – tregoi regjisori.

Ndërkohë, në rubrikën “Altini apo Iliriana?” zbuluam se të dy janë xhelozë dhe secili e shpreh në mënyrën e tij. “Unë jam më shumë xheloze. Unë gjithmonë nga pak lej nam. Por edhe Altini, pavarësisht se ky nuk e shpreh”, tha Iliriana.

Altini tregoi se është xhelozuar për një makiato. Një kamerier i kishte sjellë Ilirianës një makiato shumë të mirë dhe ishte treguar shumë i sjellshëm. Kaq mjaftoi që Altini të xhelozohej dhe të qeshurat të shpërthenin në studio. Të bëri makiato në darkë, në shtëpi? – pyeti Ermali. Me shumë buzëqeshje Iliriana shtoi: Lëre tani, më bëri tjetër gjë! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!