Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

schedule09:41 / 19/03/2020

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit. Për pasojë kthjellimet mbizotërojnë në vend deri në mesditë. Pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore por ultësira perëndimore vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 22°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

schedule09:41 / 19/03/2020