Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:25 - 22 Shtator, 2024

schedule 07:25 - 22 Shtator, 2024

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites ku moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta do të karakterizohen zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që; orët e pasditet të vijojnë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu; Orët e vona të natës do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet meteorologjinë në të gjithë  vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme, do të diktojnë; kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës, ku orët e paradites dhe mesditës të dominohen nga intervalet e gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë grumbullim të vranësirave, si fillim në zonat Veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë vendin duke krijuar mundësi të favorshme për momente me pika shiu në veri të Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por ulen ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtesi maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që pasditja; të sjellë vranësira të shpeshta në të gjtihë MV ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore – Lindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale por ulen maksimuet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Europa

Do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; Britania e madhe si edhe vendet e Europës Perëndimore duke bërë që; vranësirat dhe rrebeshet e shiut të jenë dominante; herë pas here shoqëruara nga mini- stuhi ere; kjo situatë atmosferike do të vijojë si pasojë e prezencës së një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në veripërëndim të kontinentit. Po ashtu; do të përkeqësohen kushtet amtosferike në gadishullin e Skandinavise duke sjellë vranësira dhe shira me intensitet të lartë ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në të gjithë pjesën tjetër të kontinentit; ku më të theksuara kthjellimet priten në; brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Greqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!