Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin tonë, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës parashikohet të ketë orët të shumta me diell në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të pakta vranësirash në të gjithë vendin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike do të diktojnë motin në të gjithë territorin e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash ku më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites, ndërsa pasditja do të sjelli kalime vranësirash. Por nuk do të sjellin reshje.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë Europën Jugore prej disa ditësh, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Europa Qendrore do të jetë në pjesën më të madhe të saj në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu nën ndikimin e rreshjeve të dëborës mbetet gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore. /abcnews.al