Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Alternativa mund të jetë më e keqe se lufta tani”/ Krisafi: Imazhi i Putinit si njeri i fortë, po shkërmoqet

schedule22:50 - 25 Qershor, 2026

schedule 22:50 - 25 Qershor, 2026

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se ekonomia ruse vazhdon të mbetet e qëndrueshme dhe nuk shfaq shenja të një kolapsi të afërt, pavarësisht luftës në Ukrainë.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ai u shpreh se sfida kryesore e presidentit rus Vladimir Putin lidhet më shumë me imazhin e tij si garant i sigurisë dhe stabilitetit ekonomik për qytetarët rusë. Sipas Krisafit, dobësimi i këtij perceptimi mund të jetë problemi më i madh për Kremlinin, ndërsa paralajmëroi se çdo alternativë ndaj Putinit mund të sjellë një përshkallëzim edhe më të rrezikshëm të konfliktit me Ukrainën.

“Ekonomia ruse qëndron në këmbë dhe nuk ka ndonjë shenjë që mund të rrëzohet. Madje ka teori që teoria ruse është më e fortë se në fillim. Problemi i Putin është një çështje imazhi më tepër. Imazhi i Putin si njeriu i fortë dhe që krijon siguri për rusët, që nuk pranonte rrëzimin e Rusisë në sytë e perëndimore ka filluar që të shkërmoqet.



Ky mund të jetë problemi i Putinit, sepse duket që nuk po i jep më siguri rusëve dhe më rritje ekonomike, gjë që nuk ishte para 1 viti e gjysmë. Pjesën e tij të imazhit po përpiqet që ta ruajë. Alternativa që mund t’i ofrohet Putin mund të jetë shumë më e keqe, se lufta që po ndodh tani. Alternativa ndaj tij mund të jetë një luftë totale e Rusisë ndaj Ukrainës dhe mund të kalojë kufijtë. Nuk duket sikur ka ndryshuar gjë”, tha Krisafi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!