Besa po tenton të përforcohet gjatë merkatos dhe drejtuesit e klubit kanë bërë disa lëvizje në këtë drejtim. Merkato ende nuk është mbyllur dhe i fundit që ka firmosur është mesfushori Alsid Tafili.
Shkodrani, i cili ka luajtur për disa ekipe në Superiore si dhe për Lirinë e Prizrenit në Kosovë, ka pranuar ofertën e Besës dhe ka nënshkruar kontratën me kavajasit.
Tafili ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe Besa bën me dije se mesfushori ka nënshkruar për një vit, ndërkohë që kontrata ka edhe një klauzolë për rinovimin e saj edhe për një sezon tjetër. / abcnews.al