Alqi Bllako, i pandehur për korrupsion/ Inceneratori i Tiranës, ish deputeti akuzohet për korrupsion në dy raste

schedule11:39 - 17 Nëntor, 2024

schedule 11:39 - 17 Nëntor, 2024

Ish deputeti socialist Alqi Bllako merret i pandehur për “korrupsion” kryer në dy raste për ngritjen dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretrarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë Euro për favorizimin që i ka bërë 2 pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratoritit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar  rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

Sipas hetimeve Vladimir Bezhani në vitin 2017-të u caktua këshilltar i jashtëm i ministrit të mjedisit Lefter Koka. Prokuroria thotë se Bllako ka orientuar Bezhanin që ti jape informacione Klodian Zotos për procedurat që duhet të ndiqte për ngritjen e Inceneratorit të Tiranës.

Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarvë për inceneratorin e Tiranës mes të cvilëve edhe ish ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bëshkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisioonit të vlerësimit të ofertave.

Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën e shpërdorimit të detyrës”. Për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, por u dënua me 2 vite e 8 muaj burg nga Apeli. Ai po gjykohet në apel edhe për inceneratorin e Fierit teksa rezulton I dënuar nga shkallë e parë me 2 vite e 8 muaj heqje lirie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!