Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, dorëzoi gjatë ditës së martë kërkesën në Kuvend për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.
Menjëherë pas mbërritjes së kërkesës Kuvendi njoftoi mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kësaj kërkese, e cila pritej të zhvillohej ditën e mërkurë në orën 18:00, por që u anulua pas dorëzimit të mandatit nga vetë deputeti Bllako.
Po çfarë ndodh pas dorëzimit të mandatit të Bllakos?
Në rregulloren e Kuvendit thuhet se në momentin e dorëzimit zyrtar të mandatit, dorëheqja protokollohet menjëherë dhe personi konsiderohet qytetar i lirë pa imiunitet.
Ndërkohë që pas këtij momenti kur kemi të bëjmë me një dorëzim mandati nga ana e Bllakos dhe protokollim të dorëheqjes, SPAK ka të drejtën të kryejë në çdo moment arrestimin e tij.
/Abcnews.al/