Alpinisti vdes gjatë ngjitjes në malin Everest

schedule16:27 - 21 Maj, 2018

schedule 16:27 - 21 Maj, 2018

Një alpinist japonez ka vdekur gjatë përpjekjes së tij për të arritur majën e malit Evertest.

Nobukazu Kuriki, 35 vjeç, u gjet i vdekur në tendën e tij, në një kamp, të hënën në mëngjes. Kjo ishte hera e tretë për alpinistin, që mundohej të arrinte majën e malit më të lartë në botë, ndërsa sipas BBC-së, ai kishte humbur nëntë gishtat e dorës gjatë përpjekjeve të tij.

Kuriki është alpinisti i dytë që vdes në Everest brenda pak kohësh sepse të dielën, një maqedonas vdiq teksa përpiqej të arrinte majën.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me rrethanat e vdekjes së japonezit, për shkak të komunikimit shumë të dobët në zonë.

Sipas BBC, kjo ishte hera e 8 për alpinistin japonez, që mundohej të arrinte majën e Everestit. Ai humbi nëntë gishtat në 2012-n për shkak të ngrirjes së rëndë që pësoi gjatë ngjitjes për në mal. Pavarësisht kësaj, dëshira e tij për të arritur majën e malit më të lartë në botë nuk u shua kurrë dhe ndërmori një ngjitje të tjera në 2015-n.

Kuriki i kishte dokumentuar ngjitjet e tij me video, të cilat më pas i ngarkonte në rrjetin socila “Facebook”.

Të paktën 350 alpinistëve u është dhënë leja që të ngjiten në Everest këtë vit, të cilët do të ndihmohen nga të paktën 500 nepalezë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!