“Alo policia! Fatmiri fle natën me gruan dhe zhduket në mëngjes”. Si u “tradhtua” autori i vrasjes në Pogradec, policia jep detajet

schedule10:42 - 29 Tetor, 2022

schedule 10:42 - 29 Tetor, 2022

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e autorit të vrasjës së Safet Hyskollarit dy muaj mnë parë në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Ngjarja e rëndë ndodhi në në fillim të shtatorit dhe autori, Fatmir Manellari u zhduk menjëherë duke qendruar gjatë gjithë kohës në pyll.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai mbante kontakte me familjen dhe herë pas here vinte flinte aty natën dhe më pas largohej në mëngjes, por dikush nga njerëzit që kishin dijeni njoftuan policinë për këtë duke bërë që blutë të ndërhyjnë.

Menjëehër pas marrjes së informacionit, policia ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes për motive të bobëta dy muaj më parë.

Çfarë thotë policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin:

– F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!