“Alo! Një shpërthim i fuqishëm në Paris”: Autoritetet franceze tregojnë çfarë ndodhi

schedule14:53 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:53 - 30 Shtator, 2020

Një avion i gjeneratës së katërt “Rafale” humbi kontaktin me bazën pasditen e djeshme në Paris.

Ndërkohë që përpiqeshin të rilidheshin me avionin, baza ngriti në ajër edhe një tjetër avion, i cili e kishte të pamundur që të arrinte kolegun me probleme me shpejtësinë që kishte, raporton abcnews.al.

Rrjedhimisht pilotit i duhej të rriste shpejtësinë, por kjo do të sillte një shqetësim tjetër për banorët pasi kalimi i shpejtësisë së zërit nga avionët shoqërohet me një zhurmë të madhe që i ngjan shpërthimit.

Dhe kështu ndodhi, sipas “Le Figaro“. Pasi iu dha leja për të kaluar shpejtësinë e zërit, piloti veproi sipas autorizimit duke shkaktuar zhurmën e madhe në kryeqytetin francez.

Fill pas kësaj, një numër i madh telefonatash mbërriten në polici për një shpërthim që kishte ndodhur, por autoritetet i qetësuan banorët duke theksuar se bëhej fjalë për një avion që kishte kaluar shpejtësinë e zërit. /abcnews.al