“Alo, ndihmë!” Zbardhet biseda, “teatri’ që luajti Babis për të bindur policinë që e kishin lidhur

schedule18:40 - 11 Tetor, 2021

schedule 18:40 - 11 Tetor, 2021

Kollitje, zvarritje dhe gulçime ishte ky teatri që bëri piloti grek Babis Anagnostopoulos kur mori policinë në telefon për të denoncuar grabitjen e sajuar, që të dukej më i besueshëm. Piloti aktroi sikur ishte i lidhur ndërsa fliste me policinë dhe trupi i pajetë i bashkëshortes Carolinë ndodhej pranë tij.

Autoritetet në vend kanë bërë publike sot bisedën që ai pati me oficeren e policisë pasi kishte kryer krimin. Kishte vrarë gruan dhe varur qenin e familjes dhe vijonte të drejtonte “grabitjen” në banesën e tyre në Glyka Nera.

I vetëlidhur, ai merr në telefon policinë dhe fillon shfaqjen e tij të parë, pasi të tjera do të pasonin në ditët në vijim, shkruajnë mediat greke. Në bisedën audio të zbardhur, Babis hiqet si i shokuar dhe i trembur ndërsa kërkon i dëshpëruar ndihmën e policisë dhe një ambulancë.

Në anën tjetër të telefonit është një grua që e pyet se ku ndodhet.

BISEDA

Piloti: Më ndihmoni!

Qendra : Urdhëroni?

Piloti : Më ndihmoni, (duke qarë) ndihmë!

Oficerja e policisë po mundohet të kuptojë se çfarë po mundohet t’i thotë burri në anën tjetër të telefonit. Babis Anagnostopoulos, ndjek planin e tij dhe përpiqet të bindë se është i lidhur nga grabitësit e që u futën me dhunë në shtëpinë e tij.

Qendra: Fol pak më qetë.

Piloti : Më ndihmoni, grabitës..

Qendra: Më thuaj ku je?

Pilot : Ndihmë ( merr frymë rëndë) Më ndihmoni.

…Telefonata zgjat një minutë e 48 sekonda.

Qendra: Nuk ju kuptoj, çfarë po ju ndodh.

Pilot : 10….10…( nuk kuptohet se çfarë po thotë.

Qendra : Ku ndodheni?

Piloti : Glyka Nera.

Qendra: Ku në Glyka Nera?

Piloti : Parodos…

Qendra: Po…

Piloti : Parodos dhe Panagouli 10

Piloti : Ndihmë! Ambulancë!

Qendra: Sa vjeç je?

Piloti : Më duhet një ambulancë sa më shpejt.

Qendra: Po vijmë menjëherë

Piloti donte që të ishte me të gjitha kushtet bindës. Për këtë arsye, përpara se të bëntë telefonatën, u ra dy numrave të gabuar në përpjekje për të telefonuar “100” me hundë. Në orën 06:08 telefoni “180” dhe në 06:10 numrin  “1000”. /abcnews.al/