“Alo 127”, një ditë me Urgjencën Kombëtare, vështirësitë në “hovin” për të shpëtuar jetë

schedule15:54 - 3 Janar, 2022

schedule 15:54 - 3 Janar, 2022

Nga Ema Shazivari

Qindra thirrje mbërrijnë në ditë nga çdo cep i Shqipërisë drejt numrit 127 të Urgjencës Kombëtare. Një prej tyre vjen nga një mjeku i familjes në qendrën shëndetësore numër 8 në Tiranë. Kërkohet ndihma mjekësore e shpejt për një të sëmurë me luhatje të tensionit.

Menjëherë njoftohet ekipi i autoambulancës.

Nisen më shpejtësi drejt zonës së bllokut me sirenën ndezur. Sapo dalin nga spitali i traumës përballen me vargun e gjatë të makinave. Asnjë prej drejtuesve të mjeteve nuk shqetësohet pavarësisht sinjalit për t’i hapur rrugë ambulancës.

Shoferi mundohet me gjithë aftësitë e tij të gjej hapësira për të lëvizur, por e ka të pamundur.

Ai  tregon se kjo situatë është e përditshme dhe se gjatë gjithë kohës kryeqytetit vuan nga trafiku.

Në disa rrugë kryesore ka edhe korsi të posaçme për emergjencat, por shpesh ato nuk janë të lira pasi përdoren edhe nga mjetet e tjera.

Problem nuk janë vetëm shoferët…edhe këmbësorët shpesh refuzojnë të hapin rrugë teksa kalojnë vijat e bardha duke e lenë ambulancën në pritje.

Fatmirësisht këtë radhë shkoi mirë. Pacientja që kërkoi ndihmë mjekësore nuk kishte nevojë për hospitalizim. ekipi mjekësor i dha ndihmën e nevojshme dhe u rikthye drejt Urgjencës Kombëtare  për të vijuar me misionet e tjera.

Për të shmangur trafikun dhe arritur në kohë drejt pacientit, Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se po studiohet një riorganizim i vendosjes së ambulancave duke i shpërndarë ato në disa zona të kryeqytetit.

Ndërsa shpjegon dhe se si do të veprohet me pajisjen  e autoambulancave me teknologjinë e re të komunikimit.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 106 autoambulanca funksionale. Pandemia e Covid 19 4-fishoi thirrjet drejt urgjencës. Vetëm në dy vitet e fundit janë kryer në total 37.000 vizita për Covid. Në Tiranë janë në gatishmëri  12 ekipe që shërbejnë për të gjithë qytetarët.  /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!