Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë. Ka qenë bukuroshja shqiptare që e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.
Almeda ka postuar disa foto ku shfaqet me partnerin në kopshtin e shtëpisë dhe mban me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur. “Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkruan Almeda.
Ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzanisë është Almeda, dhe duket se kanë vendosur ta mbajnë surprizë gjininë e fëmijës. Ndërkohë, aktori turk ka shkruar: “Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!” /abcnews.al