Pak ditë më parë, Tolgahan Sayisman zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Ai bëri me dije se gjendja shëndetësore ishte rënduar dhe kishte vendosur të shtrohej në spital, ndërsa iu bëri thirrje ndjekësve të tij të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat kundër virusit.
Një ditë më parë, reagoi dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi, e cila zbuloi se infektuar së bashku me të birin, Efehan. Në një reagim në Instagram, Almeda u shpreh se aktori turk kishte dalë nga spitali dhe se trajtimin po e vazhdonte në shtëpi.
Ndërkohë, Almeda ka reaguar sërish duke u shprehur se për shkak të shtatzanisë, nuk mund të trajtohet me ilaçe, por po përdor vetëm vitamina. Jam 30 javëshe shtatzënë dhe aktualisht nuk po përdor ilaçe për shkak të shtatzanisë. Për fat të keq, po përpiqem të përdor vitamina.”
Aktori turk dhe Almeda u martuan në Los Angeles në 2017, dhe djali i tyre Efehan erdhi në jetë në 2019-ën. Dyshja e famshme njoftoi pak muaj më parë se do të mirëpresin dhe një vajzë, për të cilën kanë menduar emrin Alina. /abcnews.al