Almeda Abazi feston ditëlindjen, Tolgahan e uron në mënyrën më të bukur

schedule10:53 - 13 Shkurt, 2021

schedule 10:53 - 13 Shkurt, 2021

Sot është një ditë e veçantë për Almeda Abazin, pasi feston 29-vjetorin e lindjes. Bukuroshja shqiptare ka marrë një urim të këndshëm nga bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman.

Krahas një fotoje të Almedës, aktori shkruan se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e jetës së tij. “Jam i lumtur që ke lindur, i lumtur që je dashuria ime, që je gruaja ime, që je nëna e djalit tim. Të dua shumë.”, ka shkruar aktori.

Kujtojmë që Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një djali, me emrin Efehan, ndërsa së shpejti do të mirëpresin dhe një vajzë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!