Këngëtarja e njohur nga Kosova, Alma Bektashi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo ka zgjedhur të flasë rrallëherë për familjen e saj.
Alma është komentuar shumë në mediat rozë, pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa “theu” traditën dhe la Tiranën, vendlindjen e tij, për të jetuar në Prishtinë tek gjysma e tij.
Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Burime për Panorama Plus bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhëtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.
Nga një vëzhgim i bërë nga abcnews.al, vihet re se edhe në rrjetin social “Instagram” të Almës, nuk ka asnjë foto me bashkëshortin. Mesa duket, ajo ka zgjedhur të fshijë çdo kujtim që e lidh me të kaluarën.
Kujtojmë që dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest.l.k/abcnews.al