Alexis Mac Allister ishte padyshim një nga zbulimet e Kupës së botës. Argjentinasi, fitues i Kupës së botës, ka parë që emri i tij të vendoset kryefjalë në merkato.
Liverpool dhe Benfica janë në gjurmët e tij, por mes destinacioneve të mundshme të argjentinasit është edhe Serie A. Siç raporton “Repubblica”, Inter dhe Juventus janë magjepsur nga performanca e lojtarit 24-vjeçar gjatë Kupës së Botës Katar 2022.
Allegri i tregoi drejtuesve të tij kampionin e ri të botës, duke preferuar atë ndaj Sergej Milinkovic-Savic për shkak të karakteristikave të tij. Brighton ka vendosur çmimin, rreth 35-40 milionë euro, një shitje që në janar është pothuajse e pamudnur, gjithçka shtyhet për në verë./h.ll/abcnews.al